Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe bizneset për rritjen e rasteve të mashtrimeve që kryhen përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.
Sipas njoftimit, persona të panjohur kontaktojnë viktimat duke përdorur numra telefoni nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Ata paraqiten si të afërm ose miq që kërkojnë ndihmë financiare dhe udhëzojnë dërgimin e mjeteve përmes Western Union, MoneyGram apo shërbimeve të ngjashme.
Hetimet kanë treguar se mjetet e mbledhura nuk përdoren për ndihmë, por për përfitime personale nga mashtruesit.
Policia u bën apel qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të verifikojnë çdo kërkesë për para, duke theksuar se bëhet fjalë për skema mashtruese që synojnë përfitime të kundërligjshme.
KAQPATA