Tre persona janë arrestuar në Zubin Potok nga Policia e Kosovës, pasi u kapën me armë pa leje dhe duke kryer gjueti në një zonë të mbrojtur.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ndodhi më 19 tetor në fshatin Kërligatë, ku zyrtarët e Pylltarisë hasën një automjet me tre persona të dyshimtë: V.H. (1993), F.S. (1997) dhe V.S. (1990). Pas një debati verbal, zyrtarët e pylltarisë raportuan rastin në polici, e cila arrestoi të dyshuarit dhe konfiskoi tri pushkë gjuetie, një pistoletë, 25 fishekë dhe një radio dore.
Hetimet konfirmuan se në atë zonë gjuetia është e ndaluar, pasi klasifikohet si zonë e mbrojtur. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale për “mbajtje të paautorizuar të armëve” dhe “gjueti të kundërligjshme”.
Policia u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë ligjet dhe të mos mbajnë armë pa leje, duke theksuar se shkeljet e tilla paraqesin rrezik për sigurinë publike.
KAQPATA