
Policia e Kosovës ka zbuluar sot një sasi armësh dhe pajisjesh ilegale në podrumin e një ndërtese pranë Sheshit “Car Lazar” në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, pas marrjes së një informacioni, njësitë e stacionit policor në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kryen kontrollin ku u gjetën dhe konfiskuan:
- 1 pushkë automatike
- 1 pushkë gjahu
- 50 fishekë
- 1 palë pranga
- 1 mbajtës pushke
- 1 maskë kundër helmeve me çantën e saj
- 1 këllëf arme
- 5 karikatorë të zbrazët
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”. Aktualisht nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo aktivitet të kundërligjshëm, si armë ilegale apo substanca narkotike, përmes numrit 192 ose aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
KAQPATA