
Pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan. Të arrestuarit – një rreshter dhe katër zyrtarë – dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, konfirmoi arrestimet, duke theksuar se nuk do të jepen më shumë detaje për të mos cenuar hetimet.
#mrat e zyrtarëve të arrestuar:
- Ibrahim Nela – Rreshter, SP Lipjan
- Artidon Konxheli – Zyrtar, SP Lipjan
- Liridon Rrahmani – Zyrtar, SP Lipjan
- Albian Ratkoceri – Zyrtar, SP Lipjan
- Endrit Beqiri – Zyrtar, SP Ferizaj
Të njëjtit janë suspenduar përkohësisht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Shënim: Të apostrofuarit në këtë rast konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.
KAQPATA