Është përuruar segmenti i katërt i rrugës B në Prishtinë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të kryeqytetit.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi se ky projekt është një hap drejt përfundimit të plotë të lidhjes ndërmjet rrugës B dhe rrugës A.
“Përfundon segmenti i 4-të i rrugës B që së shpejti do të lidhet me rrugën A! Prishtina përtej,” deklaroi Rama në një postim publik.
Ky investim konsiderohet ndër më të rëndësishmit në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat më të ngarkuara të qytetit.
KAQPATA