
Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në mëngjes në Stacionin e Autobusëve në Pejë, ku sipas dyshimeve ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te Stacioni i Autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
KAQPATA