Modelja e njohur Bella Hadid ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ndau një seri fotosh nga shtrati i spitalit në Instagram të mërkurën.
Edhe pse ajo nuk ka zbuluar arsyen e saktë të shtrimit, dihet se Hadid ka luftuar për vite me radhë me sëmundjen Lyme, raporton People, transmeton Indeksonline.
“Më vjen keq që gjithmonë zhdukem, të dua”, shkroi modelja 28-vjeçare në mbishkrimin e postimit. Në fotot e ndara, ajo shihet duke pushuar në spital dhe duke shijuar pamjen e perëndimit të diellit përmes dritares.

Kujdesi dhe shëndeti i Hadid mbetet në fokus të fansave dhe mediave ndërkombëtare.
KAQPATA