
Hysri Selimi, i akuzuar për spiunazh në favor të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA), është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës.
Sipas aktakuzës, Selimi për afro 16 vjet ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb dhe, me kërkesë të tyre, i është bashkuar grupit terrorist ISIS në Siri për të mbledhur informacione mbi shqiptarët që morën pjesë në luftimet në Lindjen e Mesme.
Avokati i tij kërkoi ndërprerjen e paraburgimit, por prokuroria kundërshtoi, duke theksuar rrezikun e përsëritjes së veprës penale. Gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit.
Në aktakuzë thuhet se Selimi ka pasur kontakte direkte me zyrtarë të lartë të BIA-s, ka lëvizur disa herë mes Kosovës dhe Serbisë dhe se në telefonat e tij janë gjetur materiale të shumta për t’u dërguar në Beograd. Ai u arrestua më 6 maj të këtij viti dhe mbahet në paraburgim që prej asaj kohe.
KAQPATA