
Pensionistët në Kosovë po përballen me një krizë të rëndë ekonomike e sociale, pasi pensionet minimale nuk mbulojnë as nevojat bazë të jetesës.
Me vetëm 120 euro në muaj, mijëra të moshuar detyrohen të zgjedhin mes bukës dhe barnave, ndërsa trajtimet mjekësore mbeten të paarritshme.
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati, e përshkroi situatën si “të tmerrshme” dhe akuzoi qeverinë për mungesë veprimi.
“Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për pensionistët. Vetëm një shujtë ditore mund të sigurohet me këtë pension,” tha ai, duke theksuar se një minimum prej 400 eurosh është i domosdoshëm për një jetë me dinjitet.
KAQPATA