Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, nga 5 deri më 11 tetor 2025, po zhvillohet “Trajnimi i Trajnerëve”, një iniciativë e programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”.
Trajnimin e udhëheqin trajneri dhe selektori Driton Kuka, së bashku me trajnerët Fatos Tabaku, Nora Gjakova dhe japonezen Tomoe Yokoyama. Pjesëmarrësit po përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë e tyre, duke ndjekur ushtrime praktike që synojnë forcimin e aftësive teknike dhe zhvillimin profesional të trajnerëve të rinj.
Ky program mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka si qëllim të avancojë më tej nivelin e xhudos në Kosovë.
KAQPATA