
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës gjatë ditës së diel.
Sipas informacioneve zyrtare, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e plota të rastit.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
KAQPATA