
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, është pyetur përse organizatat joqeveritare dhe Presidentja Vjosa Osmani po e interpretojnë ndryshe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.
Peci tha se interpretimi është “çështje e shijes” dhe më pas sqaroi se e kishte fjalën për “shijen e të kuptuarit”.
“Po tash… çështja e interpretimit është edhe çështje e të kuptuarit ose shijes,” tha ai, duke shtuar: “Tash, në funksion të kësaj, kurrkund në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet që ka deri në këtë fazë shkelje të Kushtetutës.”
Sipas Pecit, ndryshimi i formës së votimit për kryeparlamentar nuk përbën shkelje të rendit të ditës në procesin e konstituimit.
KAQPATA