Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka denoncuar shkeljet gjatë procesit të votimit në Mitrovicë dhe ka kërkuar që qyteti të shkojë në rivotim. Ai theksoi se bartja e fletëvotimeve nga një vend në tjetrin shkel ligjin dhe rregullat e KQZ-së.
Gruda përmendi se disa fletëvotime janë gjetur të përkasin për klasa ose shkolla të tjera, duke rrezikuar integritetin e procesit zgjedhor. Ai shtoi se Mitrovica, si komuna me pjesëmarrjen më të madhe në votime, është prekur më seriozisht nga këto parregullsi, duke ngritur dyshime për manipulim të rezultatit dhe sigurimin e procesit.
KAQPATA