
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë zyrtarizuar sot koalicionin e tyre parazgjedhor në Komunën e Lipjanit.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Degës së PDK-së, Shukri Buja, dhe kryetari i Degës së AKR-së, Bekim Kozhani. Ky bashkëpunim politik vjen si një përpjekje për të konsoliduar forcat dhe për të ofruar një alternativë të re për qytetarët e Lipjanit.
“Ky është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm drejt fitores, një bashkim vlerash dhe vizioni për ndryshimin që qytetarët e Lipjanit e meritojnë dhe e presin prej kohësh,” tha Shukri Buja pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Koalicioni, i quajtur “Koalicioni i Fitores”, synon të fitojë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale duke promovuar një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunën.
Përfaqësuesit e të dy partive u shprehën të bindur se ky koalicion do të sjellë energji të re në skenën politike lokale dhe do të reflektojë vullnetin për ndryshim të shumëpritur nga qytetarët e Lipjanit.
KAQPATA