Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka zbuluar futbollistin e tij të ri të preferuar pas ndeshjes së Champions League mes Barcelonës dhe Newcastle United, ku katalanasit fituan 2-1.
Megjithëse Marcus Rashford ishte në qendër të vëmendjes me dygolëshin e tij, ishte mesfushori spanjoll Pedri ai që mahniti publikun. Me 84 pasime të sakta nga 92 tentativa dhe asnjë humbje topi, 22-vjeçari tregoi nivel të lartë loje.
Scholes postoi në Instagram një foto të Pedri-t me mbishkrimin: “My new favourite footballer ❤️”. Ky vlerësim nga një prej mesfushorëve më të mëdhenj të Premier League vjen si dëshmi e performancës së jashtëzakonshme të Pedri-t. Edhe trajneri Hansi Flick e lavdëroi duke theksuar rolin vendimtar të tij në mesfushë.
KAQPATA