Leonard Gashi, i njohur si Leo, duket se po e përballon ndarjen nga Lela me një qetësi të dukshme. Ndërsa çiftit i janë hequr postimet e përbashkëta në rrjetet sociale, Leo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një moment nga studioja muzikore, duke treguar se është i angazhuar në përgatitjen e këngës së tij të radhës.
Në postimin e tij në Instastory, ai e shoqëroi foton me fjalët “Terapia jem”, duke lënë të kuptohet se muzika i shërben si mënyrë për t’u çlodhur dhe për të përballuar situatën personale. Ndjekësit e tij duket se e kanë mbështetur këtë qasje, duke pritur me padurim projektet e reja që do të dalin nga artisti.

KAQPATA