Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina, u përfshi në gusht në një çështje ligjore pasi policia e Tiranës i gjeti sasi të vogël kokaine në automjet. Pas disa javësh nën masën “arrest shtëpie”, ajo është rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale.
Me disa foto të guximshme, Marina ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur sërish diskutimet për jetën e saj private. Në njërin prej postimeve, ajo shkruan: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre” — një mesazh që duket si reagim ndaj periudhës së vështirë që kaloi.

Fansat kanë shpërthyer me komente, disa duke e mbështetur për forcën dhe stilin, të tjerë duke e kritikuar për mënyrën si e paraqet veten pas një skandali publik.
Marina Fara, 39 vjeçe, e njohur edhe si Roxhensa Kapurani, mbetet një nga figurat më të përfolura të showbizit shqiptar — e aftë të rikthejë vëmendjen, edhe në stuhitë më të forta.
KAQPATA