
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, feston sot ditëlindjen e 59-të. Ajo e bëri lajmin publik përmes një postimi në Facebook, ku i dërgoi një mesazh prekës të birit.

“Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!’”, shkruan Simaku.

Artisja shton se edhe pse djali i saj ndodhet larg, ai është gjithmonë pjesë e saj. “Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb. Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, përfundon Simaku.
KAQPATA