
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se është parandaluar një tentim kontrabande në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, të hënën, rreth 20 metra larg murit të jashtëm të objektit, zyrtarët e sigurisë kanë gjetur dy paketime të mbështjella me qese najloni. Brenda tyre janë zbuluar katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera me substancë të dyshuar narkotike me peshë totale prej 10 gramësh.Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore dhe rasti është referuar për hetime të mëtejme tek Policia e Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim
KAQPATA