
Pamela Anderson po përjeton një moment të ri në karrierën dhe jetën e saj. Aktorja, e cila u bë e njohur fillimisht në fillim të viteve ’90 me rolin e saj në “Baywatch”, ka fituar sërish vëmendjen e publikut me dokumentarin Pamela, a Love Storydhe me librin autobiografik Love, Pamela.
Ajo u rikthye fuqishëm në teatër duke interpretuar Roxie Hart në Broadway dhe së fundmi mori vlerësime të mëdha për filmin The Last Showgirl, ku u nominua për Golden Globe dhe SAG Awards, duke marrë edhe zëra për nominim në Oscar.
Përveç suksesit artistik, Anderson është në qendër të spekulimeve për një lidhje të mundshme me aktorin Liam Neeson, me të cilin po promovon filmin e ri The Naked Gun. Kolegia e saj Jamie Lee Curtis ka mbrojtur hapur raportin e tyre, duke thënë se publiku duhet t’i lërë të qetë.
Pas dekadash të vështira, të shoqëruara nga përqendrimi i medias tek pamja e saj fizike dhe skandali i famshëm i vitit 1995, Anderson duket më e sigurt se kurrë. “Fitorja është në punë,” tha ajo për Elle, duke theksuar se më e rëndësishmja për të është të bëjë atë që e mbush shpirtin.
KAQPATA