Qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në protestën “Drejtësi për çlirimtarët”, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Protestuesit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, duke dërguar mesazhe të forta për drejtësi. “Të lirohen sa më shpejt, sepse po mbahen padrejtësisht”, tha Sami Hoti nga Rugova e Gjakovës.
Nga Skenderaj, Muhamet Beqiri u shpreh se sot çdo shqiptar duhet të jetë në shesh për të kërkuar lirinë e çlirimtarëve. “Le të arrestohen ata që kanë masakruar, jo luftëtarët që çliruan vendin”, theksoi ai.
Ndërsa një qytetar nga Tirana tha se ka dalë për gjakun e shqiptarëve, jo për politikanët: “Të lirohen ushtarët e UÇK-së, se politikanët janë të gjithë të korruptuar.”
Protesta u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), e cila njoftoi se mbi 60 autobusë me qytetarë u nisën nga Kosova drejt Tiranës për të marrë pjesë.
KAQPATA