
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 17 tetor do të mbahet një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë, duke kërkuar drejtësi për ish-eprorët e UÇK-së.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se kjo protestë vjen pas ngjarjeve të ngjashme në Prishtinë dhe Hagë, ku është vendosur selia e Gjykatës Speciale. Ai bëri thirrje që shqiptarët dhe partitë politike të bashkohen në këtë protestë paqësore, duke u ngritur së bashku kundër padrejtësive.
“Le të ngrihemi të gjithë si një vend i vetëm që të kundërvihemi padrejtësive,” deklaroi Gucati gjatë konferencës për media.
Ky lajm do të përditësohet me informacione të mëtejshme rreth organizimit dhe pjesëmarrjes.
KAQPATA