Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim konsultativ që do të mbahet të premten në orën 12:00, në sallën C301 të Kuvendit të Kosovës, e njohur si salla ku zakonisht mblidhet kryesia e Kuvendit.
Ky takim vjen në një moment kur vendi po përballet me ngërç politik, gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, dhe pas dështimit të Albin Kurtit për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja Osmani duhet të caktojë një mandatar të ri brenda 10 ditëve nga dështimi i kandidatit të parë. Mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit, ka bërë të ditur Zyra e Presidencës.
KAQPATA