Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi ashpër pas rrëmbimit të shtetasit kosovar Milan Vukashinoviq nga autoritetet serbe, duke e cilësuar incidentin si krim dhe provokim të rëndë ndaj Kosovës.
Ajo theksoi se Vukashinoviqi është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe se ky akt përbën “tentativë vrasjeje nga institucionet e Serbisë kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”.
Osmani bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e QUINT-it dhe institucionet vendore për të ndjekur rastin, ndërsa theksoi se Serbia nuk ka lejuar që ambasadori i Kosovës në Beograd ta vizitojë të plagosurin.
“Kjo është një shkelje flagrante dhe përpjekje për të frikësuar qytetarët tanë. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë akt”, deklaroi presidentja.
KAQPATA