Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain. Gjatë takimit, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Bangladeshit ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ajo përmendi gjithashtu takimin me Kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në New York, duke ritheksuar përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Ambasadori Nain shprehu vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar ura të reja diplomatike midis dy shteteve.
KAQPATA