
Sot në Kopenhagë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku pritet të marrin pjesë 45 liderë evropianë dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Kosovën në këtë samit e përfaqëson presidentja Vjosa Osmani, e cila një natë më parë u prit me nderime nga Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës.
Osmani do të marrë pjesë në tryezën mbi sfidat e sigurisë në Evropë, përfshirë kërcënimet hibride dhe provokimet nga Rusia ndaj vendeve anëtare të NATO-s. Po ashtu, ajo do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të ndryshëm evropianë.
Komuniteti Politik Evropian është krijuar në vitin 2022 dhe ka për qëllim forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike në kontinent, si dhe adresimin e sfidave të përbashkëta mes vendeve të BE-së dhe atyre jashtë saj.
KAQPATA