
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar deklaratat e fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka pretenduar se ka parandaluar një përshkallëzim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një diskutim në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Osmani theksoi se këto zhvillime nuk i përkasin së kaluarës, por janë shumë të freskëta:
“Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit,” – deklaroi Osmani.
Ajo shtoi se ndërhyrja e SHBA-së, përmes rolit të saj strategjik, ka qenë vendimtare për ruajtjen e stabilitetit:
“KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje.”
Osmani bëri të ditur se përpjekjet e Serbisë për destabilizim nuk janë ndalur dhe se ajo ka në dispozicion informacione të besueshme që dëshmojnë rrezikun aktual:
“Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flas,” – përfundoi Presidentja.
Deklarata e Osmanit vjen në një moment kritik për sigurinë rajonale dhe thekson rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
KAQPATA