
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.
Në njoftimin e saj, Osmani tha se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe. Ajo po ashtu ka kërkuar mbështetje nga vendet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Osmani publikoi edhe pamje nga ky takim, duke theksuar se njohjet e reja janë thelbësore për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
KAQPATA