Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Meritave politikanes gjermane, Marieluise Beck, për kontributin e saj në mbështetjen e kauzës së Kosovës dhe për përfshirjen e saj në ndërgjegjen europiane për çështjen shqiptare.
Ceremonia u zhvillua gjatë një takimi me mërgatën shqiptare në Berlin, ku Osmani falënderoi Beck për përpjekjet e saj të palëkundura dhe angazhimin në politikat për Ballkanin. Beck, e cila ka qenë deputete nga radhët e partisë së të Gjelbërve në parlamentin gjerman deri në vitin 2017, është njohur për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Kosovës.
Presidentja Osmani e përshkroi Beck si “një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”.
KAQPATA