Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se barazia dhe të drejtat e njeriut përbëjnë shtyllat themelore të Republikës së Kosovës.
Gjatë forumit “Nga Rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ajo tha se Kosova ka dëshmuar ndër vite se mund të kontribuojë ndjeshëm në këtë fushë, falë përkushtimit dhe guximit të grave dhe burrave të saj.
Osmani theksoi se përfaqësimi i barabartë në pozita të larta mbetet sfidë, por edhe synim që duhet arritur me përpjekje të përbashkëta.
Ajo falënderoi gratë që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të shërbejnë në institucione, duke mbrojtur paqen dhe ligjin në vend.
KAQPATA