
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga mbijetesa drejt lirisë dhe për aleancën historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo theksoi se ishte Amerika, bashkë me NATO-n, që ndihmuan Kosovën të fitojë lirinë dhe të bëhet një shtet i sigurt.
“Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me luftën gjenocidale të Millosheviqit. Ne po detyroheshim të largohemi nga shtëpitë, të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë dhe fëmijëria jonë u shndërrua në konflikt. Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ushtarët amerikanë, së bashku me aleatët e NATO-s, dëshpërimin e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, tha Osmani.
Presidentja shprehu mirënjohje të thellë ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
KAQPATA