
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka riafirmuar mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar se vendimet e saj duhet të zbatohen plotësisht dhe pa ndërhyrje të panevojshme.
Në reagimin e publikuar, OSBE-ja nënvizon se pavarësia e gjyqësorit është një gurthemel i demokracisë dhe se çdo përpjekje për të politizuar ose diskredituar Gjykatën minon besimin e publikut dhe sundimin e ligjit.
“Misioni i OSBE-së bën thirrje për respektim të autoritetit të Gjykatës dhe mbështetje për konstituimin e Kuvendit sipas kornizës ligjore dhe vendimeve kushtetuese,” thuhet në deklaratë.
OSBE-ja gjithashtu thekson se institucionet dhe përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të forcojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë dhe në kornizën kushtetuese të Kosovës.
KAQPATA