
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) ka theksuar të martën se Serbia ka detyrimin të lejojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore.
Në reagim thuhet se autoritetet duhet gjithashtu të parandalojnë dhunën dhe të promovojnë dialogun dhe përgjegjësinë si mënyra më e mirë për uljen e tensioneve.
Protestat në Serbi, të cilat nisën në nëntor 2024 pas shembjes së strehës së betonit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kanë hyrë në një fazë të re. Incidentet e përditshme midis demonstruesve dhe policisë kanë shkaktuar shqetësim për dhunën policore dhe kanë çuar në kallëzime penale nga organizatat joqeveritare.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se policia nuk fshihte asgjë dhe se çdo tejkalim i autoritetit do të ndiqej me përgjegjësi.
KAQPATA