
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar sot një operacion i gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë aksionit u kontrolluan të gjitha hapësirat e brendshme dhe të jashtme, përfshirë dhomat e të burgosurve, kuzhinën, lavanderinë, sallën e sportit dhe ambientet përcjellëse.
Në aksion morën pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9 me qentë e trajnuar për detektim.
Pas përfundimit të kontrolleve, u konstatua se nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm, duke e bërë bastisjen me rezultat negativ.
KAQPATA