
OpenAI ka njoftuar një përditësim të ri për modelin më të fundit, GPT-5, duke thënë se tashmë do të jetë “më i ngrohtë dhe miqësor.”
Lajmi u publikua të premten mbrëma, pasi kompania pranoi se lansimi i GPT-5 kishte qenë “më i vështirë se sa pritej.” CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se procesi ishte disi “i trazuar,” ndërsa disa përdorues u ankuan se preferonin modelin e mëparshëm, GPT-4o.
Përditësimi synon t’i adresojë këto ankesa, me ndryshime që OpenAI i përshkruan si “të lehta, por të dukshme,” duke e bërë GPT-5 “më të afërt” për përdoruesit. Në një postim në rrjete sociale, kompania tha
“Do të vini re gjëra të vogla e të natyrshme si ‘Pyetje e mirë’ ose ‘Fillim i mbarë’, jo komplimente të panevojshme. Testet e brendshme tregojnë se nuk ka rritje të servilizmit krahasuar me personalitetin e mëparshëm të GPT-5.”
Edhe pse drejtuesit e OpenAI gjatë një darke me gazetarë këtë javë u përpoqën të flisnin për planet përtej GPT-5, raportimet thonë se “nisja e vështirë” e modelit mbeti tema kryesore e diskutimit. Zëvendëspresidenti Nick Turley pranoi se versioni i parë i GPT-5 ishte “shumë i drejtpërdrejtë,” por me përditësimin e ri do të ndihet më i ngrohtë dhe më afër përdoruesve.
KAQPATA