
Nuredin Lushtaku ka konfirmuar se do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit 2025 për kryetar të Komunës së Skenderajt, përmes iniciativës qytetare “IDEAL”. Në një prononcim për Front Online, ai u shpreh i bindur në fitoren e tij, duke theksuar se nuk do të hynte fare në garë nëse nuk do ta besonte këtë.
“Po, do të kandidoj me iniciativën ‘Ideali’. Besoj që do ta kem edhe përkrahjen e Bekim Jasharit. Mos me mendu që e fitojmë, nuk kandidojmë hiç,” tha Lushtaku.
Ai ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunime dhe thekson se kandidimi i tij bazohet në bindjen për fitoren dhe ndryshimin në komunë.
KAQPATA