
Sot në Lipjan u mbajt një protestë paqësore e thirrur nga familja Zejnullahu, me moton “Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi”, në kujtim të Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje policore.
Qytetarë të shumtë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën përballë Komunës së Lipjanit dhe më pas marshuan drejt Stacionit Policor, duke kërkuar drejtësi për Agonin.
Familjarët e të ndjerit bënë thirrje për zbardhjen e plotë të rastit, duke theksuar se kjo protestë nuk është e nxitur nga urrejtja, por nga dhimbja dhe kërkesa për drejtësi.
Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente.
KAQPATA