Pas deklaratës së saj virale se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka reaguar me një dozë humori që ka fituar simpatinë e shumë ndjekësve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Brikena iu drejtua fansave me vetëironi, duke thënë:
“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”
Reagimi i saj shpejt u shpërnda në rrjete dhe u prit me të qeshura. Ndryshe nga shumica që do ta kishin marrë personalisht një valë kritikash, Brikena zgjodhi ta kthejë në batutë, duke treguar se karizma dhe qetësia shpesh vlejnë më shumë se justifikimet.

Ky reagim është një kujtesë e mirë për publikun dhe mediat që ndonjëherë e teprojnë me dramatizimin e situatave të vogla – një frazë e thënë me spontanitet nuk është domosdoshmërisht “skandal”, por ndonjëherë thjesht një moment njerëzor.
KAQPATA