
Avokati i njohur zviceran, André Kuhn, ka deklaruar se nëse akuzat ndaj Noizy-t konfirmohen, ai mund të përballet me deri në pesë vjet burg dhe deri në 15 vjet dëbim nga Zvicra. Sipas Kuhn, edhe pse incidenti dyshohet se ka ndodhur jashtë territorit zviceran, nenit 7 i Kodit Penal Zviceran mundëson ndjekjen penale brenda vendit në raste të caktuara.
Ai ka theksuar gjithashtu se në vlerësimin e ashpërsisë së dënimit do të merret parasysh edhe e kaluara penale e të dyshuarit: “Kushdo që përsërit të njëjtën vepër penale ndëshkohet dukshëm më rëndë”, ka thënë Kuhn.
Aktualisht, të gjitha aktivitetet artistike të reperit janë pezulluar, ndërsa mbetet të priten vendimet zyrtare nga autoritetet kompetente. Rasti ka zgjuar interes të madh në publik dhe media
KAQPATA