Në kampin e Njësive Speciale në Vrellë u mbajt sot ceremonia e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative (NJSO).
Në këtë ngjarje morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, drejtori i Departamentit të Njësive Speciale, kolonel Shabani, eprorë të Policisë së Kosovës, instruktorë, si dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe KFOR-i.
Gjatë ceremonisë u certifikuan gjithashtu edhe pesë instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në. Ata u vlerësuan me mirënjohje për kontributin e dhënë në përgatitjen e kësaj gjenerate të re operatorësh.
Policia e Kosovës tha se pjesëtarët e certifikuar tashmë janë të gatshëm për të përballuar sfidat e shërbimit, duke vepruar në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë publike.
KAQPATA