
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Podujevë / 28.09.2025 – 07:32. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
KAQPATA