
Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në seancën e sotme, do të dëshmojë Jock Covey, i cili pritet të japë dëshminë e tij për një periudhë prej dy deri në tre ditësh. Covey ka qenë një nga zyrtarët ndërkombëtarë më me ndikim në Kosovën e pasluftës, duke mbajtur poste të rëndësishme në administratën e UNMIK-ut.
Dëshmia e tij shihet si e rëndësishme për procesin, pasi pritet të ndriçojë rreth ngjarjeve dhe kontekstit politik e shoqëror të kohës kur ai ka qenë aktiv në Kosovë.
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka zgjuar interes të madh ndërkombëtar dhe është duke u përcjellë nga afër nga mediat dhe opinioni publik, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka për shoqërinë kosovare dhe rajonin.
KAQPATA