Niketë Dardani (rreth 340 – 414) ishte një muzikant, dijetar dhe pedagog i shquar ilir, i njohur si një nga kompozitorët e parë që shkroi vepra laike dhe fetare. Ai konsiderohet autori i himnit bazë të krishtërimit, “Te Deum Laudamus”, i cili u përhap gjerësisht në Evropë dhe shërbeu si frymëzim për kompozitorë të mëdhenj si Handel, Bach, Mozart, Schubert dhe Verdi.
Lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë, Niketë Dardani u bë Ipeshkëv i Ramesianës në moshën 26-vjeçare. Ai ishte personalitet poliedrik: teolog, vjershëtor dhe muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrozin. Sipas etnomuzikologut Ramadan Sokoli, kontributi i Niketës është një nga elementët më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të krishtërimit në territoret e sotme shqiptare.
Ka gjasa që Niketë Dardani të ketë kryer pagëzimin e fisit trakas të Besseve, paraardhës të shqiptarëve, sipas hulumtimeve të filologut gjerman Gottfried Schramm, i cili në vitin 1994 botoi librin Pagëzimi i Besseve si zanafillë e krishtërimit ndër shqiptarë.
Niketë Dardani është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Festa e tij shënohet më 22 qershor, së bashku me shenjtin Paulin i Nolës, duke e vendosur këtë figurë si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe një nga simbolët e hershëm të kulturës kishtare shqiptare.
KAQPATA