
Filmi “Pikë Uji” i regjisorit Robert Budina është përfshirë nga prestigjiozja New York Times në listën “Five International Movies to Stream Now”, duke shënuar një sukses historik për kinematografinë shqiptare.
Në artikullin e kritikes Devika Girish, filmi përshkruhet si një vepër që shfaq “atmosferën e zymtë të korrupsionit”, përmes historisë së personazheve Aida (Gresa Pallaska) dhe Ilir (Arben Bajraktaraj) që jetojnë në një pallat mbi Pogradec, me pamje nga Liqeni i Ohrit.
New York Times vlerëson estetikën vizuale të Budinës, duke theksuar se ngjyrat e ftohta dhe perspektivat e shtrembëruara pasqyrojnë kalbëzimin e një sistemi të dështuar.
Ky sukses vjen pas kritikave pozitive nga revista prestigjioze si Variety, që e cilësoi dramë kaptivuese, Cineuropa, që e quajti “një akuzë të fuqishme ndaj sistemeve patriarkale”, si dhe Rotten Tomatoes, që veçoi performancën e Gresa Pallaskës.
“Pikë Uji” është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Italisë, Rumanisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me producente Sabina Kodrën. Filmi trajton tema universale si pushteti, dhuna dhe marrëdhëniet shoqërore, duke ruajtur një këndvështrim autentik shqiptar.
Ky rekomandim i New York Times i hap dyert kinemasë shqiptare në tregun ndërkombëtar dhe përfaqëson një nga arritjet më të mëdha në dekadat e fundit.
KAQPATA