Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se shpreson që lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës të ndodhë brenda pak ditësh.
Në një fjalim televiziv, Netanyahu tha se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet – qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”.
Komentet e tij erdhën pasi Hamasi njoftoi se është pajtuar për lirimin e pengjeve sipas planit amerikan për paqe, por pa përfshirë çarmatimin. Ndërkohë, bisedimet për armëpushim pritet të nisin të hënën në Egjipt.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se “nuk do të tolerojë vonesa” nga Hamasi dhe ka konfirmuar se Izraeli ka pranuar fazën fillestare të tërheqjes së trupave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, në 24 orët e fundit janë vrarë 66 persona nga sulmet izraelite. Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, mbi 66 mijë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën.
KAQPATA