Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se trupat e Izraelit do të qëndrojnë në Gaza për të ushtruar presion mbi Hamasin, derisa ky i fundit të çarmatoset. Deklarata u bë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas Netanyahut, qëndrimi në territor është pjesë e fazës së dytë të planit të paqes të propozuar nga Donald Trump. “Nëse arrihet në mënyrën e lehtë, mirë; nëse jo, do të arrihet në mënyrën e vështirë”, tha ai, duke iu referuar detyrës së çarmatosjes së Hamasit dhe çmilitarizimit të qeverisë së Gazës.
KAQPATA