
Gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të vazhdojë nesër nga ora 09:00, njoftoi vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj, duke ftuar mediat të jenë të pranishme.
Seanca e fundit ishte mbajtur më 14 korrik, ku Leonard Ademaj kërkoi dënim maksimal për dorasin e motrës së tij. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërrnicë të Prishtinës.
Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se kishte paguar Granit Plavën për kryerjen e krimit, ndërsa Kushtrim Kokalla dyshohet se kreu marrëveshjen për vrasjen.
KAQPATA