Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pritet të përballet me një padi që do të dorëzohet nesër në Prokurorinë Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur avokati Gent Gjini, i cili ka konfirmuar se kallëzimi penal lidhet me pretendimet e Bashës se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga kartelët e drogës.
Sipas Gjinit, padia do të dorëzohet të premten në orën 13:20 nga ai dhe një përfaqësues i UÇK-së. Ai shtoi se do të kërkohet edhe pezullimi i detyrës së kryeparlamentarit përkohësisht, deri në përfundimin e hetimeve.
Debatet nisën pasi në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA u publikua një artikull bashkautor i të cilit ishte edhe Basha, ku përfshiheshin këto pretendime. Vetë kryeparlamentari ka deklaruar se tashmë emri i tij është hequr nga bashkautorësia, së bashku me kapitullin 3 ku kishte shkruar për islamin fundamentalist në Kosovë.
Çështja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik dhe pritet të hapë një proces të ndjeshëm në raport me figurën e UÇK-së dhe rolin e institucioneve.
KAQPATA