Nëna e Millan Vukashinoviqit, serbit nga Kosova që dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe, ka kërkuar ndihmë nga EULEX dhe KFOR. Ajo udhëtoi nga Leposaviqi në Prishtinë të enjten për të kërkuar intervenim ndërkombëtar, duke thënë se nuk ka aspak besim në institucionet e Serbisë.
Në deklaratën për mediat, ajo tha se për 13 ditë nuk ka marrë asnjë informacion të saktë për gjendjen e të birit dhe nuk i është lejuar vizita, asaj as avokatit. Ajo shtoi se ka frikë se i biri nuk po trajtohet fare në spitalin e Nishit, siç pretendojnë autoritetet serbe.
EULEX konfirmoi se po monitoron rastin dhe se është i gatshëm të lehtësojë shkëmbimin e informacioneve policore mes Kosovës, Serbisë dhe agjencive ndërkombëtare, nëse një gjë e tillë kërkohet nga institucionet e Kosovës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 1 nëntor, kur Vukashinoviq shkoi të blinte mjaltë dhe, sipas raportimeve, u plagos e u rrëmbye rreth pesë metra brenda territorit të Kosovës, në pikën zero të fshatit Jellackë në Leposaviq.
KAQPATA