
Sonte në ora 19:00, KAQPATA & MIA Network sjell premierën e emisionit dokumentar “Në emër të lirisë”, një cikël rrëfimesh të rralla dhe të pathëna nga figura kyçe të luftës së fundit në Kosovë.
Episodi i dytë hapet me një emër të njohur për opinionin publik dhe historinë e rezistencës shqiptare: kolonelin Safet Syla. Kolonel Safet Syla ka shërbyer si komandant i qendrës stërvitore të UÇK-së në Tropojë të Shqipërisë, ku janë përgatitur qindra luftëtarë për frontin. Gjatë luftës, Syla ishte pjesë e Zonës Operative të Pashtrikut, me gradën kolonel dhe rol të drejtpërdrejtë në organizimin dhe komandimin e njësive luftarake.
Në këtë rrëfim ekskluziv, ai ndan kujtime personale, momente të vështira dhe vendime që ndryshuan rrjedhën e ngjarjeve. Emisioni sjell për publikun një pasqyrë autentike të përgatitjes ushtarake, sakrificës dhe vizionit për lirinë.
KAQPATA